×
  • Lajme
  • Botë

    I veshur zi dhe kravatë të kuqe: Karaxhiq e dinte se do të kalbej në burg

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 16:21

    Gjykata e Hagës e ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish presidentin e Republikës Srpska në Bosnjë, Radovan Karaxhiq. Ai është dënuar për gjenocidin e kryer ndaj popullsisë myslimane në Bosnjë gjatë vitit 1995.


    Në gjykatë Karaxhiq erdhi i veshur me rroba të zeza, kravatë të kuqe dhe pa ndonjë shprehje në fytyrë.

    Gjatë shpalljes së vendimit buzëqeshi disa herë, sikur e dinte epilogun e ngjarjes, transmeton Reporteri.net

    Ai në vitin 2016 ishte dënuar me 40 vite burg për shkak të akuzave për gjenocid gjatë luftës në Bosnjë.

    Është interesant kombinimi i rrobave të zeza dhe kravatës së kuqe, kombinim ky që edhe politikanët shumë shpesh e bëjnë, kur përballen me nodnjë vendim të vështirë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!