Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.
Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.
Tutje, ‘IRGC’ kërcënon: “Këtë herë do t’ju përgjigjemi në Amerikë”.
Po ashtu, agjencia e lajmeve ‘Tasnim’ raporton se nëse SHBA-ja i përgjigjet sulmeve iraniane, organizata Hezbollah e përkrahur nga Teherani do të kryejë sulme edhe kundër Izraelit dhe Dubait.
Irani pas sulmeve, u ka bërë thirrje shteteve në rajon që të mos provojnë të përkrahin SHBA-në pas asaj që ka ndodhur.
Rreth një orë më parë janë sulmuar edhe dy baza tjera ushtarake, Al-Asad dhe Irbil, ka konfirmuar Pentagoni.
E ashtuquajtura, Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.