Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia vdiq nga një plagë vetëvrasëse në kokë ndërsa policia po përgatitej ta arrestonte atë për akuza korrupsioni të mërkurën.
Vdekja e tij u konfirmua nga Presidenti aktual Martin Vizcarra, i cili shprehu ngushëllimet e tij në Twitter.
“I shkatërruar nga vdekja e ish-presidentit Alan Garcia, i dërgoj ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”, shkroi Vizarra.
Garcia u akuzua për korrupsion, ndërsa vazhdimisht kishte mohuar akuzat e bëra kundër tij. Ai ishte 69 vjeç dhe ndërroi jetë në Lima, kryeqytet i vendit.