Italia kërkon mbylljen e Shengenit dhe shpalljen e gjithë Europës ‘zonë e kuqe’

“Smë parë të mbyllet Shengen aq më mirë është”, ka deklaruar sot lideri i Partisë opozitare Matteo Salvni.


“Çdo ditë e humbur, sjell të vdekur më shumë, sa më shpejt të mbyllet lëvizja Shengen aq më shumë kujdes do kemi në kufijtë. Duhet anuluar Traktati Schengen”, tha ai.

Dy ditë më parë ish-ministri i Brendshëm ka bërë një deklaratë akoma më të fortë duke kërkuar që zona e kuqe nga rreziku i koronavirusit të shtrihet në të gjithë Europën, një masë që sipas Matteo Salvinit do të shërbejë jo vetëm kundër virusit por dhe për të evituar luftërat tregtare që po përgatiten.

Matteo Salvini është shprehur gjithashtu se Partia e tij është përgjegjëse e bashkëpunëtore me qeverinë por nuk do pranojë të bëhet bashkëfajtore në një situatë të tillë që po i del nga duart qeverisë.

“Kapërcimi i mbi 100 viktimave e bën situatën tragjike”, tha ai.

Ndërsa ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka deklaruar sot se “nëse do jetë e nevojshme, jemi gati për zgjedhje më kurajoze me masa më të forta ndaj atyre që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë”.