×
  • Lajme
  • Botë

    Italia përgatitet për rihapje pas shumë muajve me masa anti-Covid

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 16:01

    Nga skenaristët tek kamarierët, qindra punonjës të industrisë së argëtimit dhe mikpritjes në Itali u lutën për shpëtim, teksa vendi përgatitet për rihapje të ekonomisë.


    Duke përplasur kapakët e bauleve, të përdorura në koncerte dhe teatro, punonjësit u mblodhën në Sheshin e Popullit në Romë, për të dramatizuar kërkesën e tyre për një fond qeveritar për t’i ndihmuar të mbijetojnë.

    Kabineti i kryeministrit Mario Draghi njoftoi lehtësimin e masave në shumë zona të Italisë, duke nisur nga 26 prilli, por bëri thirrje për kujdes të shtuar për të shmangur shtimin e përhapjes së virusit, gjë e cila do të pengonte rihapjen ekonomike.

    Kufizimet ndaj biznesit dhe lëvizjes së qytetarëve kanë qëndruar në fuqi në pjesën më të madhe të vitit në Itali, e cila raporton një ndër bilancet më të larta të viktimave në botë nga pandemia e Covid-19.

    Akoma po raporton qindra jetë të humbura çdo ditë. Italia përdor një sistem kufizimesh me 4 nivele për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit, i cili është i ndarë në ngjyra. /A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!