×
  • Lajme
  • Botë

    Ivica Daçiq nxehet gjatë këndimit, thyen pjata

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 9:24

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjithmonë kujdeset që të jetë në qendër të vëmendjes!


    Këtë herë, ministri serb qëndroi në Paralia të Greqisë, ku po hapej një zyrë e Serbisë.

    Në një mbrëmje gala me këtë rast ku po merrnin pjesë rreth 1.200 biznesmenë, Daçiq këndoi këngën e famshme greke “Mi mou thimonis matia mou” për miqtë e tij grekë (“Mos u zemëro me mua syri im”), transmeton Reporteri.net.

    Në përfundim, kryediplomati serb ka thyer edhe një pjatë, për të nderuar kësisoj traditën e vjetër greke.

    Kujtojmë që Daçiq ka kënduar më herët gjatë drekave dhe darkave me kryeministrin Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan. /Reporteri,net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!