×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli do krijojë task forcë pas aferës “Pegasus”, synon ndryshimin e politikave për eksport të kibernetikës

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 16:54
    Izraeli Task Forca - Projekti Pegasus - Reporteri

    Izraeli tashmë ka filluar krijimin e task forcës për të menaxhuar pasojar që mund të vijnë pas zbulimeve të projektit Pegasus. Ekipi qeveritar synon hetimin për ndryshimet e politikave mbi eksportet kibernetike pas zbulimeve që rrodhën nga aplikacioni i krijuar nga kompania izraelite “NSO Group”.


    Izraeli duke se e ka marrë seriozisht hetimin rreth të gjeturave të projektit Pegasus që shpërfaqë shitjen e mjeteve të spiunazhit nga kompania “NSO Group” për qeveritë autoritare.

    Një ekip që përfshinë përfaqësues të ministrisë së mbrojtjes, të drejtësisë, ministrisë së jashtme, inteligjencës ushtarake dhe shërbimit sekret izraelit Mossad, do të kryejë një hetim nëse ndryshimet e politikave janë të nevojshme në lidhje me eksportet e ndjeshme kibernetike, shkruan The Guardian, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ky informacion u bë publik sot gjatë ditës nga disa prej mediave kryesore izraelite, të cilat cituan zyrtar anonimë sa i përket temës së task forcës.

    Raportimet vijnë si pasojë e rritjes së presionit diplomatik mbi Izraelin rreth shqetësimeve se qeveria izraelite ka mundësuar abuzimet nga shtetet shtypëse në të gjithë botën duke siguruar licenca për NSO për eksportim të mjeteve të spiunazhit.

    Ka gjithashtu dyshime nëse agjencitë e inteligjencës izraelite qenë në gjendje të qasen në informacionin e mbledhur nga klientët e NSO, të cilat Izraeli dhe kompania i kanë mohuar fuqishëm.

    Një burim anonim i Qeverisë i tha “Walla News” se “ne besojmë që kërcënimet kibernetike me të cilat përballemi janë kërcënime globale. Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët kibernetikë të përdorin ligjërisht aftësitë e tyre, me përgjegjësi dhe në mënyrë proporcionale për të siguruar se hapësira kibernetike mbetet një hapësirë e sigurt dhe e begatë për të gjithë dhe ne do të punojmë me aleatët tanë për të siguruar këtë.”

    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz, tha të martën se Qeveria izraelite është “duke e studiuar” zbulimet e projektit Pegasus në lidhje me NSO.

    “Ne aprovojmë eksportin e produkteve kibernetike vetëm për qeveritë dhe vetëm për përdorim ligjor. Vetëm që blejnë këto sisteme, duhet të plotësojnë kushtet e përdorimit”, tha ai në një fjalim në një konferencë për kibernetikë në Univeristetin e Tel Avivimit.

    Zyrtarët izraelit frikohen se si do të ndikojnë zbulimet e projektit Pegasus në kompanitë e tjera izraelite dhe në të ardhmen e industirsë së saj kibernetike.

    Një zëdhënës i Zyrës së Kryeministrit të Izraelit refuzoi të komentojë nësë një task forcë është duke u themeluar.

    “Projekti Pegasus” është një hetim bashkëpunues gazetaresk në lidhje me kompaninë “NSO Group” dhe klientët e saj. Kompania izraelite u shet teknologji të mbikëqyrjes qeverive në të gjithë botën. Produkti i tij kryesor është Pegasus, softuer spiunimi që për synim të thyerjes ka iPhone dhe pajisjet Android.

    Hulumtimi është bërë nga 17 organizata globale të lajmeve – përfshirë “The Guardian” dhe “The Washington Post” – të cilët kanë bashkuar përpjekjet e tyre në një konsorcium të quajtur projekti Pegasus.

    VËMENDJE: Pjesë nga afera e spiunazhit ‘Pegasues’, të përkthyera në shqip nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mund t’i gjeni KËTU…

    /Përktheu dhe përshtati në shqip: Mirlind Behluli – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!