×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli vrau 2 shefat të inteligjencës së Hamas, madje tallen me ta

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 16:01

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) me Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) në një operacion të përbashkët kanë eliminuar shefin e inteligjencës së Hamas dhe zëvendësin e tij. Madje, e gjetën të tallen me organizatën terroriste në rrjete sociale.


    Sipas mediave izraelite pas një operacioni të ndërlikuar IDF dhe Shin Bet kanë goditur një ndërtesë në Gaza të mërkurën, duke vrarë dy nga anëtarët kryesor të komandës ushtarake të Hamas. Sipas tyre këta të dy janë bashkëpunëtorë të afërt të krahut ushtarak të Hamas, Mohammed Deif.

    Të vrarët janë Hassan Kaogi, kreu i departamentit të inteligjencës dhe sigurisë së Hamas dhe zëvendësi i tij, Wail Issa.

    Në rrjetin social Twitter ushtria e Izraelit kanë njoftuar se i kanë eliminuar dhe shtuan një tallje, “si duket inteligjenca jonë ishte më e mirë”.

    50 raketa kanë dërrmuar qytetin izraelit Ashdod si reagim. Katër izraelitë civilë që nga mbrëmja e të martës janë vrarë nga breshëritë e raketave dhe një predhë anti tank afër kufirit me Gaza.

    Rreth 850 raketa kanë rënë në territorin izraelit të lëshuara nga Gaza, rreth 200 kanë rënë brenda territorit të kontrolluar nga organizata terroriste Hamas, transmeton Gazeta Metro.

    Nga 4 izraelitë të vrarë të mërkurën ishin edhe Khalil Awad dhe e bija e tij Nadin, 16 vjeç, banorë arabë-izraelitë që vdiqën pasi raketa goditi direkt veturën e tyre në qytetin Lod.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!