×
  • Lajme
  • Botë

    Sa është pasuria që kanë tre kandidatet për President të Maqedonisë së Veriut?

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 10:54

    Sipas të dhënave të paraqitura tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit nga koha kur Pendarovski ishte emëruar Koordinator kombëtar për NATO-në, në emër të tij nuk ka paraqitur patundshmëri.


    Pendarovski në emër të tij ka paraqitur vetëm një makinë të tipit YUGO dhe një librezë bankare në të cilën ka 12.230 euro.

    Në emër të bashkëshortes së tij Pendarovski ka paraqitur edhe një makinë të tipit Reno Megane dhe një librezë bankare.

    Çfarë Pasurie ka Blerim Reka!?

    Sipas fletës anketuese të cilën e ka dorëzuar deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit menjëherë pasi është emëruar ambasador në Misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropian , Blerim Reka në emër të tij ka paraqitur një shtëpi prej 200 metrave katror në Shkup me vlerë prej 200 mijë euro dhe një makinë të tipit AUDI A3.

    Reka gjithashtu ka paraqitur edhe një depozit bankar në vlerë prej 38 mijë eurove si dhe pagën e atëhershme mujore e cila ka qenë 2 mijë e 601 euro.

    Nuk ka të dhëna zyrtare për Siljanovskën!

    Si profesore, Gordana Siljanovska-Dafkova nuk ka për obligim të paraqesë pasurinë që posedon.

    Gjatë periudhës kur Siljanovska ishte funksionareshtetërore (1992-1994), nuk ka ekzistuar obligimi i paraqitjes së pasurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!