×
  • Lajme
  • Botë

    Jo vetëm Kuvendi i Kosovës u mblodh në kohë coronavirusi, edhe Senati italian sot në seancë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 11:13

    Pati shumë debat e kundërshtime nëse dje duhej mbledhur deputetët e Kuvendit për seancën e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Por, sot një seancë e tillë po mbahet edhe në vendin më të goditur në botë nga pandemia e coronavirusit.


    Italia është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit, me numrin më të madh të të vdekurve, dhe e dyta pas Kinës për numrin e të infektuarve, por kjo nuk i ka ndaluar përfaqësuesit e popullit që të mblidhen sot në Senatë për të diskutuar dhe vendosur për masat që duhet vazhduar të merren për përballimin e pasojave të këtij virusi që ka izoluar të gjithë globin.

    Kryeministri Conte duke dezinfektuar duart

    Por, për dallim nga Kosova, në Itali, vend ku qeveritë zakonisht nuk janë stabile dhe rrëzohen shpesh, kësaj here janë bërë bashkë pozitë e opozitë, për të provuar që të dalin sa më pak të dëmtuar nga kjo krizë, që tashmë po e kthen mbrapsht të gjithë botën, shkruan Reporteri.net.

    Në Itali senatorët po diskutojnë paketën ekonomike të ndihmave që duhet të caktojë shteti për të ndihmuar të gjithë sektorët e prekur nga kriza e coronavirusit.

    Për dallim nga Italia, Kosova nga dje u fut edhe në krizë qeveritare. Tani vendi më i izoluar i Europës, do të përballet me dy kriza njëkohësisht, atë të coronavirusit dhe atë të formimit të institucioneve të reja qeveritare, pasi kjo qeveri tashmë është në largim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!