×
  • Lajme
  • Botë

    Katërvjeçari fle në korridorin e spitalit për shkak të mungesës së shtretërve

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 9:20

    Një djalë katërvjeçar u detyrua të flinte në korridorin e një spitali pasi ishte duke pritur më shumë se tetë orë.


    Jack Williment-Barr shtroi një pallto në departamentin e urgjencës së Leeds General Infirmay pasi u dërgua në spital me pneunomi të dyshuar, transmeton Klan Kosova.

    Një fotografi që tregon atë duke fjetur në dyshemenë e një korridori, është shpërndarë kudo në internet.

    “Ishte kaos” tha nëna e Jack, Sarah Williment, e cila e bëri fotografinë. “Spitali është në krizë, nuk ka shtretër të mjaftueshëm.

    Jack përfundimisht u shtri në shtrat në një repart pas 13 orësh e gjysmë në spital. Ai doli më vonë pasi u diagnostikua me grip dhe bajame.

    Drejtoria e spitalit i ka kërkuar falje familjes për pritjen e gjatë.

    Jack u dërgua në spital nga ambulanca të martën me pneumoni të dyshuar pasi u ekzaminua nga mjeku, tha nëna e tij.

    Katërvjeçarit fillimisht iu dha një shtrat në departamentin e urgjencës pediatrike, por më pas u transferua në një dhomë klinike sepse shtrati ishte i nevojshëm urgjentisht për një pacient tjetër.

    Dhoma klinike ishte e pajisur vetëm me karrige dhe Jack përfundoi i shtrirë në dysheme me një maskë oksigjeni,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!