×
  • Lajme
  • Botë

    Kërcënim me bombë pranë selisë së BE-së

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:14

    Rreth 40 vetë janë evakuuar nga një ndërtesë pranë zyrave qendrore të Bashkimit Evropian në Bruksel, pasi një kërcënim me bombë u raportua në kompaninë e lidhur me BE.


    Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Kire tha se kërcënimi u dërgua me telefon në një zyrë konsultimi të lidhur me Komisionin Evropian, duke theksuar se kërcënimi është marrë seriozisht.

    AP transmeton se pjesë të rrugëve janë mbyllur dhe policia po përdorë edhe qentë gjurmues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!