×
  • Lajme
  • Botë

    Kim Jong-un shfaqet ndryshe, ngjit me kalë malin më të lartë

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 8:07

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është ngjitur në malin më të lartë të vendit me kalë.


    Një seri fotografish të publikuara nga agjencia KCNA tregojnë liderin e Koresë së Veriut, duke kalëruar në malin Paektu, të mbushur me dëborë.

    Kjo aventurë e Kim Jong-un nuk është e para dhe sipas analistëve gjeste të tilla kanë qenë të njohura dhe i paraprijnë njoftimeve të mëdha.

    Mali mban një vend të veçantë në identitetin e vendit dhe njihet si vendlindja e babait të Kim Jong-un.

    “Marshimi i tij me kalë në Paektu është një ngjarje e shkëlqyeshme me rëndësi të madhe në historinë e revolucionit Koreane,” thuhet në një raport të KCNA të lëshuar të Mërkurën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!