×
  • Lajme
  • Botë

    Kina ndihmon Serbinë, dërgon ekspertë për të ndihmuar me koronavirusin

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 13:47

    Po rritet me intensitet të madh numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi.Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se janë shënuar tetë raste të reja të të infektuarve me COVID-19.


    Numri i të infektuarve nga ora 18:00 e së hënës deri në orën 8 të ditës së sotme, është rritur nga 57 në 65.

    E në ndihmë Serbisë në këtë situatë do ti dalë miku i vjetër, aty ku lindi koronavirusi, Kina, transmeton Reporteri.net. Ata premtojnë se do të dërgojnë në Serbi maska, veshje mbrojtëse, respiratorë dhe pajisje të tjera mjekësore dhe t’i dërgojmë grupe të ekspertëve.


    “Serbia dhe Kina janë miq të ngushtë. Ne do të qëndrojmë pranë Serbisë në luftën kundër virusit covid19 dhe do t’u sigurojmë atyre maska, veshje mbrojtëse, respiratorë dhe pajisje të tjera mjekësore dhe t’i dërgojmë grupet tona të ekspertëve atje”, ka shkruar Ministri i Jashtëm kinez Geng Shuang.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!