×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirus bën që të mbyllet edhe mali Everest

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 9:26

    Mali më i lartë në botë, Everest, është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.


    Qeveria e Nepalit, ka njoftuar se do t’i anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.

    “Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, ka thënë Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit.

    Ai gjithashtu i këshilloi të hajt që nuk kanë mundur të shmangin shkuarjen në Nepal nga data 14 mars, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

    Shumica e alpinistëve në Everest, vijnë nga SHBA, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Korea e Jugut dhe janë burim kryesor i të ardhurave në Qeverinë e Nepalit.

    Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet të paguaj 11 mijë dollarë.

    Shpërthimi i koronavirusit ka bërë që shumë qeveri në botë të mbyllin shkolla, pika turistike si dhe të anulojnë fluturime.

    Koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 128 mijë njerëz në gjithë botën.

    Si pasojë e tij 4,720 pacientë kanë vdekur.

    Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Kinë në muajin dhjetor, ndërsa që atëherë janë përhapur edhe në mbi 100 vende të botës.

    Nga vendet e goditura më së keqi në Evropë, është Italia, me 12,400 raste të infektuara me koronavirus./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!