Kryeministri slloven Marjan Sharec krahasoi situatën në Evropë me atë përpara shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kur politikanët evropianë iu dorëzuan Hitlerit.
Në një intervistë për agjencinë AP, Sharec vlerësoi se Bashkimi Evropian në të ardhmen duhet të marrë vendime më të shpejta dhe më vendimtare për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha të kohës, transmeton Reporteri.net.
“Populistët në Evropë po përparojnë, sepse partitë e moderuara dhe forcat politike nuk ishin të suksesshme dhe pro-aktive për të përforcuar axhendat e tyre. Nëse ulesh dhe pret se çfarë do të ndodhë, atëherë populistët janë shumë të zhurmshëm dhe marrin shumë hapësirë politike. Politikanët kryesorë të sotëm evropianë dhe zyrtarët e BE-së janë tepër të ngadalshëm për të vendosur në rrethana të reja historike. Bashkimi Evropian ka nevojë për një udhëheqje të re dhe më efikase në qoftë se dëshiron të përballojë me sukses valën e populizmit dhe ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës”, tha Sharec.
“Nëse BE-ja shkatërrohet, atëherë të gjithë kemi dështuar. Është shumë brutale, por gjithashtu e vërtetë”, përfundoi ai. Sharec shtoi se “situata e sotme në Evropë i ngjan asaj të fundit të viteve të 30-ta, kur Evropa kërcënohej nga Hiteri dhe qeveria britanike e drejtuar nga Neville Chamberlain, iu dorëzua atij”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.