×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri spanjoll ashpërson pozicionin e tij ndaj Katalonjës

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 11:13

    Vetëm dy javë para zgjedhjeve kombëtare, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është zotuar se do të veprojë “me forcë” kundër çdo përpjekjeje të separatistëve katalanas për të shpallur pavarësinë nga Spanja, siç bën më 2017.


    Tentimi i dështuar i Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja dhe qasja e Madridit zyrtar karshi këtij rajoni, është bërë temë përcaktuese për zgjedhjet që pritet të mbahen më 28 prill, në të cilat, sipas sondazheve, një koalicion i partive të krahut të djathtë dhe partitë sindikale mund të marrin shumicën e ulëseve në Parlament.

    “Nëse shohim se ligjet dhe Kushtetuta, ose statusi autonom i Katalonjës sërish shkelen, qeveria që unë udhëheq do të veprojë me forcë dhe proporcion kundër çdo sfide”, tha Sanchez për të përditshme Hoy, transmeton Reuters.

    Nëse një gjë e tillë ndodh, Sanchez sugjeroi se ai mund marr në dorë pushtetin në Katalonjë, ashtu siç kishte vepruar ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili mori përsipër udhëheqjen e qeverisë rajonale, gjatë krizës më 2017, kur ky rajon shpalli njëanshëm pavarësinë.

    “Është nen i Kushtetutës dhe ne jemi një Qeveri që e respektojmë Kushtetutën dhe do të sigurohemi për këtë”, tha Sanchez, kur u pyet nëse do të përdorte fuqitë që ia jep neni 155 i Kushtetutës, për të marrë përsipër qeverisjen e rajonit të Katalonjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!