×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja e Zelandës së Re e nis fjalimin me ” Selam Alejkum”

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 11:17

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern është betuar se asnjëherë nuk do ta përmend emrin e terroristit në dy xhami në qytetin Krajstçerç i cili vrau 50 persona.
    “Ai priste shumë çka nga akti i tij terrorist, ndërsa u bë i famshëm vetëm për të zi – për këtë arsye asnjëherë nuk do ta përmend emrin e tij” ka thënë Ardern në fjalimin e saj para Kuvendit të Zelandës së Re.

    Kryeministrja e Zelandës së Re fjalimin e ka filluar me “Selam Alejkum”, që do të thotë “paqja qoftë mbi ju”. Për sulmin në dy xhamitë është akuzuar australiani Brenton tarant i cili veten e quan supermatist.

    “Ju përgjërohem, tregojini emrat e atyre që humbën jetën, para njeriut që i vrau ato. Ai është terrorist. Ai është kriminel. Ai është ekstremist. Mirëpo ai, kur unë flas, do të jetë njeri pa emër” ka thënë kryeministrja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!