×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja me shami në kokë shkon t’i ngushëllojë familjarët e viktimave të sulmit në Zelandë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 16:24

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka udhëtuar drejt qytetit ku ndodhi sulmi terrorist dhe në të cilin mbetën të vrarë 49 persona. Sidoqoftë, ajo që ka rënë në sy është veshja e saj.


    Ajo shkoi në qendrën e refugjatëve “Canterbury” për ta ngushëlluar komunitetin mysliman. Në këtë vend ajo është parë me shami në kokë në shenjë solidarizimi dhe respekti për pjesëtarët e komunitetit mysliman që jeton në Zelandën e Re.

    “Zelanda e Re është e bashkuar në vajtim dhe ne jemi të bashkuar në vajtimin tonë”, është shprehur ajo.

    Përndryshe, shumë familjarë po qëndrojnë në spitale për të marrë lajme për personat e plagosur, ndërsa disa të tjerë janë ende në listat e të zhdukurve.

    “Kemi ardhur për t’i vizituar njerëzit, kemi humbur shumë persona, shumë miq tanë”, tha Sharifullah Najib, i cili është me prejardhje nga Afganistani.

    Në sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re mbetën të vrarë 49 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sulmuesi është paraqitur sot në gjykatë, ndërsa ai akuzohet për vrasje masive, shkruan “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!