Kur stuhia shkakton kaos: 30 aeroplanë nuk arritën të fluturojnë në aeroportin e Duseldorfit

Stuhia “Eberhart” shkaktoi shumë probleme në Gjermani, veçanërisht në perëndim të vendit ku banorët u përballën me erëra shumë të fuqishme.


Këto pamje nga aeroporti  në Düsseldorf tregojnë më së miri për kushtet atmosferike që mbretëruan atje.

Gjatë tre orëve, të paktën 30 aeroplanë hoqën dorë nga fluturimi, transmeton Reporteri.net

Edhe aterimet nuk kaluan pa probleme, sepse shumë aeroplanë u ulën me shumë vështirësi për shkak të erërave të forta.

Disa avionë, të tillë si Boeing 787 dhe Erbas A320, e braktisën këtë aksion, u kthyen dhe u nisën për në aeroportet e tjera.

Pilotët e tjerë ishin më këmbëngulës dhe nga përpjekja e dytë arritën të ateronin sukseshëm.

Sidoqoftë, në secilin rast, mund të shihni se sa të kualifikuar dhe me përvojë janë pilotët.

Kujtojmë, një stuhi e ndjekur erëra të fuqishme përfshiu të dielën Gjermaninë, gjë që çoi në anulimin dhe shtyrjen e nisjes së trenave dhe aeroplanëve, veçanërisht në perëndim të vendit. Një person u raportua i vdekur dhe shumë dëme të tjera materiale./Reporteri.net