×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është truproja të cilin sheiku i Emirateve e akuzoi se kishte aferë me gruan e tij

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 23:12

    Truproja me prejardhje britanike, i cili kishte detyrë ta mbronte princeshën e Dubait, Haya, quhet Russell Flowers.


    Ai ka qenë ushtar britanik dhe rastësisht e gjeti veten në një debat të ashpër të Sheikut dhe udhëheqësit të Dubait, Maktoum me gruan e tij, Princeshën Haya, e cila u arratis nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Londër.

    Sheiku 69 vjeçar, ka shprehur shqetësimin e tij se gruaja e tij, Princesha Haya ka pasur një lidhje sekrete me ish-ushtarin dhe truprojën e saj Russell Flowers, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Sheiku, i cili është njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, akuzoi gruan e tij për “kontakt të papërshtatshëm” me truprojën. E këto akuza erdhën kur gruaja e tij u arratis nga vendi e po fshihet diku në Londër.

    Princesha Haya, 45 vjeçare, është gruaja e gjashtë e sheikut dhe më e reja nga të gjitha gratë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!