×
  • Lajme
  • Botë

    Lajmërohet Gruevski, shfaqet në krahët e një femre në Hungari

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 14:12

    Ish – kryeministri Nikolla Gruevski, po shijon ditët e tij të azilit në Hungari. I dënuar me dy vite burg nga gjykatat e vendit, të arratisurit Gruevski, nuk i pengon fare jeta larg vendlindjes.


    Kohë pas kohe lëshon ndonjë mesazh politik, sa për të provokuar debat në Maqedoninë e Veriut dhe sa për të na kujtuar të gjithëve se ai është ende këtu.

    Së fundmi, një sërë fotografish të shkrepura nga një event i Odës Ekonomike Italiane në Hungari, tregojnë Gruevskin në formë, të shoqëruar nga figura të njohura hunngareze, madje edhe me njërën nga vajzat që duket se ka marrë vëmendjen e të pranishmëve.

    Gruevski siç duket ka filluar të ambientohet dhe përshtatet mirë në jetën publike të shtetit hungarez dhe kjo siç duket i paska bërë mirë, duke e parë nga fotografitë ku vërehet qartë disponimi dhe forma e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!