×
  • Lajme
  • Botë

    Madrid, barinjtë në kërkim të kullotave pushtojnë “Rrugën Mbretërore”

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 22:33

    Barinjtë spanjollë, në kërkim të kullotave të reja, kanë pushtuar në Madrid “Rrugën Mbretërore” me dele dhe dhitë.


    Ky ritual ndodh më 20 tetor të çdo viti që nga viti 1994, kur barinjtë ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur itinerare tradicionale për të migruar bagëtitë e tyre nga veriu i Spanjës në jug, për të kaluar dimrin.

    Ata parakaluan sot në zemër të Madridit duke kërkuar më shumë zona ‘transhumance’(kullota të reja).

    Në Spanjë ekziston një ligj, i cili mbron barinjtë. Pushtimi i ‘Camino Real’ do të thotë sot se kalimi i kafshëve ka përparësi mbi atë të njerëzve.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!