×
  • Lajme
  • Botë

    Masakruan shqiptarin me thikë, dënohet banda e dhunshme në Londër

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 22:18

    Shtatë persona janë dënuar për një sulm “burracakësh” në veri të Londrës, ku lanë të vdekur një të ri shqiptar dhe i shkaktuan vëllait të tij dëmtime të rënda në tru.


    Viktima, Edmond Jonuzi, 35 vjeç, i njohur edhe si Edmond Preci, u vra në një sulm me thika pranë stacionit ‘Turnpike Lane’ më 9 qershor 2018. Në trupin e tij u gjetën 19 plagë thike. Në këtë sulm vëllai i tij, Eraldi Preci, u la me kafkë të thyer.

    Për këtë krim makabër autori kryesor ishte, Bilal Mumin, 20 vjeç, nga Finchley Road, ndërsa pjestar në vrasje ishin edhe 6 persona të tjerë. Ata janë Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Eldar Iliazi, 21 vjeç dhe Rayan Saleh, transmeton shqiptarja.com.

    Policia tha se të pandehurit ditën e vrasjes kishin kaluar ditën duke pirë në zonën e përbashkët të Duckett, në Haringey dhe duke bërë sjellje anti-sociale.

    Ndërkohë sipas BBC e vëllezërve, Dava Preci, e cila nuk ishte në gjendje të udhëtonte nga Shqipëria për gjyqin, falenderoi hetuesit për punën e mirë që kishin bërë.

    “Më 9 qershor, bota ime ndryshoi përgjithmonë, duke më lënë aq të thyer dhe të zbrazët brenda. Edmondi ishte i dashur nga të gjithë, plot jetë dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Jeta e tij u ndërpre në mënyrë brutale. Më kanë mbetur vetëm imazhet e frikës dhe dhimbjes që bijtë e mi kaluan pa pushim. Unë nuk mund të fle më në paqe. Djali im Eraldi jo vetëm që humbi vëllain, por ka mbetur edhe i traumatizuar nga sulmi i dhunshëm në atë ditë të tmerrshme.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!