×
  • Lajme
  • Botë

    Mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 13:42

    Sot po mbahen në Bullgari zgjedhjet parlamentare, të cilat do të vendosin ndonëse kryeministri, Bojko Borissov, fiton një mandat të ri katërvjeçar, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për korrupsionin në shtetin më të varfër, dhe anëtar të Bashkimit Evropian.


    Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, sondazhet e opinioneve sugjerojnë se partia e Borissov, GERB, e qendrës së djathtë, do të jetë përsëri partia më e madhe, me 28-29 për qind të votave, por do të jetë pak në shumicë, dhe mund të has në vështirësi për të ndërtuar një koalicion të qëndrueshëm.

    Kjo mund të penalizojë Bullgarinë për të përfituar nga Fondi i prej 750 miliardë euro i BE-së për Rimëkëmbje, i krijuar për të ndihmuar ekonominë e vendeve anëtare pas pandemisë COVID-19.

    Borissov, 61 vjeç, një ish-zjarrfikës, ka qenë në pushtet pothuajse pa pushim që nga viti 2009.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!