Mbi 63 milionë persona të infektuar me Covid-19 në botë

63 milionë e 231 mijë e 148 persona raportohet të jenë infektuar me Covid-19 në botë.


Deri tani, 1 milionë e 467 mijë e 928 persona thuhet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 43 milionë e 724 mijë e 713 janë shëruar nga ky virus.

Sipas faqes së statistikave botërore worldometers.info, Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 13 milionë e 757 mijë e 807 raste, pastaj India me gjithsej 9 milionë e 449 mijë e 93 raste, Brazili me 6 milionë e 314 mijë e 740 raste, Rusia me 2 milionë e 296 mijë e 654 raste dhe Franca me 2 milionë e 218 mijë e 483 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 39 milionë e 596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.