×
  • Lajme
  • Botë

    Mbyllen dy ura në kufirin SHBA-Meksikë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 22:04

    Autoritetet kufitare amerikane mbyllën dy ura mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës të enjten herët në mëngjes, pas protestës së rreth 300 emigrantëve, kryesisht nga Amerika Qendrore.


    Protesta u zhvillua në qytetin meksikan Matamoros që ndodhet pranë qytetit Broënsville të Teksasit.

    “Trafiku në dy urat ndërkombëtar,e atë Gateway dhe B&M u ndal përkohësisht rreth orës 01:30 pasi një grup prej rreth 250 deri 300 emigrantësh pa dokumente, ishin grumbulluar në mes të urës Gateëay“, i tha një zyrtar amerikan i agjencisë së Mbrojtjes së Doganave dhe Kufirit, Zërit të Amerikës.

    Trafiku në urën B&M rifilloi pas rreth dy orësh ndërsa ura Gateëay qëndroi e mbyllur në të dy drejtimet për më shumë se shtatë orë, tha i njëjti zyrtar.

    Sipas medias meksikane protestuesit ishin kryesisht nga Hondurasi. Ata ishin përpjekur të hynin në territorin amerikan si një grup i vetëm gjatë natës. Sipas njoftimit të dhënë nga një radio me qendër në Mexico City, “MVS Noticias”, protestuesit kërkonin përpunimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre për azil në Shtetet e Bashkuara.

    Në fotografitë e postuara nga gazetarët meksikanë në mediat sociale duken burra e gra tek qëndrojnë mbi urë.

    Broënsville është një nga portet hyrëse ku është ndërtuar dhe një gjykatë e përkohshme për të përpunuar dokumentet e atyre personave të kthyer në Meksikë nën atë që njihet si Protokolli i Mbrojtjes së Emigrantëve. Ky i fundit i detyron azilkërkuesit të qëndrojnë në Meksikë derisa të nisë çështja e tyre.

    Ndërkohë sipas një zyrtari të agjencisë së Mbrojtjes së Doganave dhe Kufirit, seancat gjyqësore në Broënsville të planifikuara për të enjten në mëngjes u “shtynë për një datë të mëvonshme”.

    Zëri i Amerikës ka kërkuan informacion nga Departamenti i Drejtësisë se për kur janë planifikuar seancat e emigracionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!