×
  • Lajme
  • Botë

    Mbyllet për udhëtarë kufiri mes SHBA-së dhe Kanadasë shkaku i koronavirusit

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 16:05

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, janë pajtuar që ta mbyllin kufirin mes dy vendeve për udhëtimet e zakonshme si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.


    “Me pëlqim të dyanshëm, ne do ta mbyllim përkohësisht kufirin verior me Kanadanë”, shkroi presidenti Trump në Twitter.

    Ai shtoi se nga ky vendim nuk do të preken shkëmbimet tregtare mes dy vendeve më të mëdha të Amerikës Veriore, shkruan “BBC”, transmeton Reporteri.net.

    Të dyja shtetet tashmë kanë marrë masa të ashpra për ndalimin e udhëtimeve brenda vendit, por deri më tani nuk e kishin kufizuar njëra-tjetrën në pikat kufitare.

    Kanadaja është shumë e varur nga tregtia me Shtetet e Bashkuara, sepse rreth 75 për qind të prodhimeve të eksportuara i shet në këtë shtet.

    Ndryshe, të gjitha shtetet e SHBA-së janë përfshirë nga koronavirusi. Mbi 110 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar.

    /Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!