×
  • Lajme
  • Botë

    Më 2011 nëna e mori dhe kreu vetëvrasje duke lënë shënimin “Kurrë nuk do ta gjeni”- misteri i djaloshit të zhdukur

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 11:16

    Pothuajse tetë vite më parë, Timothy Picen dhe nëna e tij filluan një udhëtim dy-ditor nëpër disa vende, duke përfshirë një vizitë në kopshtin zoologjik. Aventura e tyre filloi kur më 11 maj 2011 Amy Frey Picen e mori djalin e saj të gjashtëvjeçar nga një shkollë në Aurora, Illinois.


    Babai i Timoteut, Jim pak ditë më vonë, raportoi zhdukjen e tyre. Djali u pa për herë të fundit në kamerat e vëzhgimit në parkun e ujit në Wisconsin më 13 maj 2011, dhe të nesërmen trupi i pajetë i nënës së tij u gjet në një dhomë hoteli në Rockford. Amy bëri vetëvrasje dhe la një mesazh duke deklaruar se Thimoteu ishte me njerëz që e donin.

    “Nuk do ta gjeni kurrë,” shkruante ajo, transmeton Reporteri.net

    Sipas CNN, një ditë para se të kryente vetëvrasje, Amy Picen telefonoi disa anëtarë të familjes nga një vend i panjohur, duke përfshirë këtu nënën e saj. Ajo i bindi se Thimoteu ishte i sigurt. Familja më vonë tha se nëna e Thimoteut vuante nga depresioni dhe se martesa e saj ishte rrënuar. Ajo kishte shumë frikë se gjykata do t’ia merrte djalin për shkak të problemeve mendore.

    Megjithatë, duket se ka ndodhur e kundërta. Një i ri është gjetur në Kentaki i cili pretendon se është Timothy Picen dhe policia amerikane dhe Byroja Federale e Hetimeve po hetojnë aktualisht identitetin e tij.

    I riu pretendon se ishte mbajtur nga rrëmbyesit në Cincinnati të Ohajos, por arriti të ikë. Ai tha se, pasi u arratis nga dhoma, “vrapoi përmes urës” dhe me sa duket e kaloi kufirin shtetëror në Kentaki.

    Mirëpo pas hetimeve të detajuara dhe analizave të ADN-së policia ka arritur të konfirmojë se nuk bëhet fjalë për Thimoteun. Sipas policisë  personi i cili ka thënë se është djaloshi i zhdukur  tetë vite më parë, në të vërtetë është një ish i burgosur 25 vjeçar.

    Gjyshja e Thimoteut, Alana Anderson, tha se edhe më parë kishin pasur raportime të rreme për nipin e tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!