×
  • Lajme
  • Botë

    “Me kë garoj, e dashur?” Biden harron live emrin e rivalit

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 9:20

    “Po luftoj pas katër vitesh të tjera Xhorxhi”; kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden duket se e harroi gjatë një bisede online me mbështetësit e tij emrin e rivalit të vet në garën për Shtëpinë e Bardhë.


    Ai ishte në krah të bashkëshortes që pëshpërit shumë lehtë “Trump”, dhe i shoqi e korrigjon veten menjëherë.

    Shumë spekuluan se ai mund të kishte në mendje George W. Bush, president i SHBA-së nga 2001-2009, por ndoshta edhe për djalin e tij, George H.W, që mbajti të njëjtin post nga 1989-93.

    Gafa e Bidenit pritet të ngrejë sërish pyetje mbi aftësinë mendore të 77-vjeçarit, të cilën presidenti Trump e ka përmendur në mënyrë të vazhduar gjatë fushatës së vet.

    Ndërkohë tek emisioni “60 minuta” i CBS-së, pretendenti demokrat tha se Trump mund t’i fitojë zgjedhjet e 2020-tës, sepse delegjitimiteti i rezultatit të garës, është “mënyra se si ai luan”.

    “Unë kam besim dhe jam optimist, por nuk e nënvlerësoj lojën që bën ai”, tha Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!