×
  • Lajme
  • Botë

    Më shumë se 3 milionë nënshkrime kundër Brexit, për 48 orë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 13:55

    Një peticion që ka bërë thirrje për heqjen e Nenit 50 dhe anulimin e Brexitit ka marr më shumë se 3 milion nënshkrime në Britani të Madhe. 


    Pika kulmore u arrit në mesditën e të premtes, 48 orë pasi peticioni ishte krijuar, përcjellë Reporteri.net.

    Ai është bërë peticioni me rritjen më të shpejt që kur janë krijuar peticionet në faqen e internetit të parlamentit, përkundër faktit se të ejten kishte pasur probleme me rrjetin disa herë, me sa duket ishin të paaftë të përballonin kërkesat e shumta të shprehjes së pakënaqësisë së njerëzve për planet e Theresa May për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

    Nënshkrimet vazhduan të shtoheshin edhe pasi kërcënimi i një mosmarrëveshjeje me 29 mars u hoq kur liderët e BE ranë dakord se Brexit mund të vonohej.

    Analiza nga firma programuese Tableau e 16,000 mijë peticioneve që konkurrojnë në faqen e internetit të qeverisë treguan se peticioni për anulimin e Nenit 50 kishte tre herë më shumë nënshkrime sesa të gjitha peticionet tjera të kombinuara pro-Brexitit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!