×
  • Lajme
  • Botë

    Më shumë se 45 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë, rritja e numrit nuk ka të ndalur

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 11:27

    Franca raportoi të shtunën 45 mijë raste të reja me coronavirus, një shifër e re rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat e fundit tregojnë se 138 persona ndërruan jetë brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 34 mijë.

    Që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-10, më shumë se një milion njerëz janë infektuar deri më tani në Francë.

    Rritje të dukshme janë parë edhe në disa vende të tjera evropiane, derisa kontinenti përballet me valën e dytë pandemike.

    Numri i rasteve të reja raportohet të jetë dukshëm më i lartë se sa në valën e parë të coronavirusit në disa vende evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!