×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri i transportit në Tajvan ofron të japë dorëheqje, shkak përplasja e trenit ku humbën jetën 51 persona

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 15:36

    Ministri i transportit në Tajvan, Lin Chia-lung, ka kërkuar të japë dorëheqje, pas përplasjes të trenit të premten, ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe u lënduan disa të tjerë, njofton agjencia qendrore e lajmeve në vend (CNA).


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lin e ofroi dorëheqjen e tij verbale në një telefonatë të dielën me kryeministrin e Tajvanit, Su Tseng-chang, duke thënë se ai dëshironte të dorëhiqej dhe të merrte përgjegjësinë për aksidentin.

    Zëdhënësi i kabinetit, Lo Ping-cheng, tha se kryeministri tajvanez, e përgëzoi Lin për interesimin e tij për përgjegjësi, por nuk pranoi të diskutojë dorëheqjen.

    Treni me pasagjerë po transportonte 490 persona në rajonin e Taitung të premten, kur doli nga shinat në një tunel në Tajvanin lindor – të paktën 200 persona pësuan lëndime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!