×
  • Lajme
  • Botë

    Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë, Daçiq e humb kontrollin: Ata janë vëllezër në armë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 10:09

    Deklarata e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën, ka bërë që Daçiq ta humbas kontrollin.


    Ky i fundit ka deklaruar se shqiptarët e kroatët janë vëllezër në armë.

    “Për shumë vite dhe dekada, ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Nuk është asgjë e re.”

    “Janë vëllezër në armë. Ishin bashkë në çdo luftë, në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por nuk u mor si e mirëqenë.”

    “Po ashtu, regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste”, ka thënë i dëshpëruari Daçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!