×
  • Lajme
  • Botë

    Miratohet ligji në Florida: Mësuesit të mbajnë armë në klasë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 23:28

    Legjislacioni i Floridas miratoi të mërkurën një projekt-ligj që lejon mësuesit të mbajnë armë në klasë, duke kanalizuar një program të nisur pak kohë më parë, me qëllim parandalimin e masakrave nëpër shkollat e kësaj zone në Amerikë.


    Dhoma e Përfaqësuesve e Floridas votoi me 65 vota “pro” dhe 47 “kundër” p[as një debati prej 2 ditësh për këtë çështje, raporton “Reuters”. Guvernatori republikan Ron DeSantis pritet të nënshkruajë ligjin, aq me rëndësi për të mbajtur qetësi publike.

    Më 14 shkurt 2018, një ish-student i armatosur me një pushkë gjysmë-automatike hapi zjarr në Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, Florida, duke vrarë 17 vetë dhe duke plagosur 17 të tjerë, transmeton balkan web.

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe Shoqata Kombëtare e Armëve argumentuan se një mësues i armatosur mund të parandalojë masakra të tilla me kaq shumë viktima e perona të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!