Mjekët e brengosur për gjendjen mendore të Assange, thonë se kishte analizuar videon e kroatit Sllobodan Praljak i cili piu helmin në Hagë

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka zbuluar se si me kujdes kishte shikuar vetëvrasjen e gjeneralit kroat në Bosnjë, Sllobodan Praljak gjatë seancës dëgjimore në Hagë, duke menduar kështu për vetëvrasje derisa kishte qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka njoftuar mjekja Sondra Crosby gjatë seancës dëgjimore në Londër, shkruan Daily Mail.


Ajo ka thënë se kishte vërejtur përkeqësim të gjendjes mendore dhe fizike gjatë qëndrimit katërvjeçar në ambasadë, dhe se gjatë vizitës së saj në shkurt të vitit 2018, Assange kishte mendime për vetëvrasje duke pranuar se disa herë e kishte shikuar videon e vetëvrasjes së Praljakut, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, Assange kishte pranuar se e kishte shikuar më vëmendje momentin kur Praljak e pi helmin, duke e analizuar në detaje fytyrën e tij.

Avokatët e Assange kanë theksuar se Assange do të mund të kryente vetëvrasje nëse e ekstradojnë në SHBA, ku mbi të rëndojnë akuzat për spiunazh.

Crosby kujtoi vizitën e saj në burgun Bellmarsh në Londër, ku nga viti i kaluar Assange qëndron dhe duket në një gjendje depresive, duke menduar tërë kohën për vetëvrasje.