×
  • Lajme
  • Botë

    Mjeku amerikan injekton spermën e tij tek pacientet pa lejen e tyre

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 19:58

    Një 33-vjeçare në SHBA, zbuloi një të vërtetë tronditëse, kur një person iu afrua duke i thënë se ishte gjysmë vëllai i saj. Mamaja i tha të mos shqetësohej, por mesazhet filluan të shtoheshin me të tjerë persona që pretendonin se ishte motra e tyre.


    Të gjithë përmendnin doktorin e specializuar për fekondimet artificiale, Donald Cline. Ky i fundit kishte trajtuar nënën e saj, përpara se të lindte. Menjëherë prindërit e Heather Woock shkuan në klinikën e Cline për të kërkuar llogari.

    Nga testet e kryera të ADN-së, rezultoi se Cline ishte baba i 48 fëmijëve. Shumë prej fëmijëve të tij tashmë kanë krijuar një grup në Facebook. Ndërkohë dyshohet se doktori mund të ketë edhe fëmijë të tjerë, pasi shumë persona nuk e kanë bërë analizën e ADN-së, shkruan Daily Mail, transmeton joq.

    Një nga njerëzit që ka zbuluar se Cline është babai i saj është Jacoba Ballard. Ajo u regjistrua në një forum për fëmijët e ardhur në jetë nëpërmjet farëzimit artificial, ku kishte njohur një femër e cila kishte ardhur në jetë nëpërmjet farëzimit artificial në klinikën e Cline.

    Më pas ata njohur dhe dy femra të tjera dhe numri i tyre shkoi në 4.

    Mjeku u kishte thënë pacientëve se një donator e përdorte për tre shtatzëna, ndërsa rezulton se mes vetëve 1979-1986 ai kishte përdorur të njëjtin dhurues të paktën 8 herë. Pas zbulimit të tmerrshëm, doktori pranoi se kishte injektuar spermën e tij në 50 pacientë dhe ndaj tij është hapur procedim penal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!