×
  • Lajme
  • Botë

    Mogherini: Media në botë, nën presion

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 9:46

    Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini vëren me shqetësim një rritje të presionit ndaj gazetarisë së lirë dhe të pavarur. E pikërisht në këtë situatë, Bashkimi Europian – sipas saj, – e ripohon vendosmërinë për të mbrojtur lirinë e medies brenda kufijve të bllokut dhe në mbarë botën.


    “Po shohim gjithmonë e më shumë përpjekje për të frenuar hapësirën për medien e lirë e për të minuar në mënyrë sistematike besueshmërinë e shtypit. Shumë gazetarë kanë humbur jetën ose kanë rrezikuar atë, për të vënë në pah të vërtetën”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shtypit të lirë, që shënohet më 3 maj.

    “Demokracia e shëndetshme mbështetet në një debat publik të hapur, të lirë e të ndershëm dhe është detyra jonë ta mbrojmë këtë hapësirë”, vazhdon deklarata.

    Dita Botërore e Lirisë së shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të 1993-shit, pas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s. Indeksi botëror i lirisë së medies 2019, i publikuar më 18 prill nga “Reporterët pa kufij” tregon sesi në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuuar në rritjen e frikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!