×
  • Lajme
  • Botë

    Mori të dyja dozat e vaksinës Sputnik V, presidenti argjentinas infektohet me Covid

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 18:06

    Presidenti i Argjentinës ka dalë pozitiv me Covid-19, pavarësisht se ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik V në janar dhe në shkurt.


    Alberto Fernández, 62 vjeç rezultoi pozitiv të premten më 2 prill.

    Fernández tha: ‘Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal.”

    ‘Unë kam kontaktuar njerëzit që kam takuar në 48 orët e fundit për të vlerësuar nëse ata kanë simptoma.”

    Ekipi mjekësor i Presidentit tha se ai ishte ‘i qëndrueshëm, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normalë’.

    Fernández ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik, njëra në janar dhe e dyta në shkurt.

    Si reagim ndaj lajmit, Instituti Gamaleya i Rusisë, i cili zhvilloi vaksinën Sputnik V, përsëriti efektivitetin e lartë të vaksinës duke cituar të dhëna kërkimore të botuara në revistën mjekësore The Lancet në shkurt.

    Llogaria zyrtare e Sputnik V në Twitter tha: ”Ne jemi të trishtuar kur e dëgjojmë këtë. Sputnik V është 91,6 % efektiv kundër infeksionit dhe 100 % efektiv kundër rasteve të rënda.“

    Mbetet e paqartë se sa efektive janë vaksinat Covid-19 në parandalimin e infektimit të personave të vaksinuar.

    Argjentina ishte vendi i parë në Amerikën e Jugut që përdori ​​vaksinën Sputnik V në dhjetor dhe ka porositur gati 25 milion doza.

    Deri më sot, Argjentina ka pasur mbi 2,383,000 raste të konfirmuara Covid-19 dhe 56,106 vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!