×
  • Lajme
  • Botë

    Mot i lig në Gjermani: Anulohen disa fluturime, raportohet edhe për të vdekur

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 10:52

    Policia gjermane njoftoi se një shofer 47-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi në  makinën e tij ra një pemë në Bestwig, rreth 100 kilometra në veri-lindje të Këlnit, transmeton Reporteri bazuar në shkrimin e agjencisë së lajmeve AP.

    Kompania hekurudhore “Deutsche Bahn”, ka njoftuar se i ka pezulluar tarafikun  hekurudhor rajonal dhe atë në distanca të gjata në krahinën e North Rhine-Westphalia, sepse rruga është e bllokuar nga disa pemë që kanë rënë si pasojë e erërave të fuqishme.

    Disa fluturime nga aeroporti në Frankfurt, më i ngarkuari vend, u anuluan. Dy aeroplanë që u nisën drejt aeroportit Köln-Bonn janë ridrejtuar për shkak të erërave të forta.

    Kopshtet zoologjike në Në Dortmund dhe disa rajone të tjera po ashtu janë mbyllur, derisa   Shërbimi Meteorologjik Gjerman të dielën ka lëshuar paralajmërim për pjesë të Gjermanisë qendrore dhe asaj perëbndimore, duke njoftuar se priten erëra të fuqishme deri në 120 km në orë gjersa gjatë ditës së sotme priten edhe reshje bore. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=-vED7SnCexI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!