×
  • Lajme
  • Botë

    Myslimanët e Zelandës së Re kundërshtojnë filmin për sulmin në xhami

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 9:17

    Myslimanët në Zelandë të Re kanë kundërshtua planin për një film në lidhje me të shtënat në xhaminë Christchurch në vitin 2019, ku një person i armatosur vrau 51 njerëz – duke thënë se sulmi është ende ‘i freskët’ për familjet e pikëlluara dhe komunitetin e tyre.


    Filmi i titulluar “They Are Us” – do të përqëndrohet në përgjigjen e Kryeministres Jacinda Ardern ndaj sulmeve në dy xhami më 15 mars.

    Titulli është marrë nga fjalët e Ardernit atë ditë. Përgjigja e dhembshur e udhëheqëses 40-vjeçare ndaj sulmit bashkoi vendin e saj të tronditur dhe u vlerësua globalisht.

    “Ka ende shumë ndjeshmëri rreth ngjarjeve tragjike”, tha Abdigani Ali, zëdhënësi i Shoqatës Myslimane të Canterbury në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne e vëmë në pikëpyetje kohën dhe nëse një film është i përshtatshëm tani. Sulmi terrorist është ende i ‘freskët’ për komunitetin tonë”.

    Ardern është distancuar nga projekti me zyrën e saj duke thënë se ajo dhe qeveria nuk kanë asnjë përfshirje në të.

    Aktorja australiane Rose Byrne është vendosur të luajë Ardern në film, sipas Hollyëood Reporter, dhe Andreë Niccol do ta shkruante dhe drejtojë atë.

    “They Are Us” nuk kishte të bënte aq shumë me sulmin, por me përgjigjen ndaj tij, u citua Niccol të thoshte për Hollyëood Reporter, i cili përshkroi filmin një “histori frymëzuese rreth përgjigjes së lideres ndaj ngjarjeve tragjike”.

    Por disa myslimanë e vunë në dyshim këtë fokus.

    “Kjo nuk është një histori frymëzuese”, tha Mohamed Hassan, një gazetar dhe poet me qendër në Auckland, në një koment të transmetuar në Radio Zelanda e Re.

    “Është një tragjedi, e cila gjithmonë duhet të përqendrohet te viktimat myslimane dhe familjet e tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!