×
  • Lajme
  • Botë

    NATO me vendim që mund ta ndryshojë të ardhmen: Luftërat do të zhvillohen edhe në këtë vend të çuditshëm

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 14:31

    NATO këtë vit do të pranojë hapësirën si territor, ku luftërat mund të zhvillohen, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke u bazuar në burime të brendshme.


    Sipas Reuters, vendimi i NATO-s do të kushtëzohet pjesërisht nga ideja e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të formuar task forcën hapësinore të ushtrisë dhe për të dëshmuar se aleanca mbetet e rëndësishme, transmeton Reporteri.net.

    Vendimi zyrtar pritet të mirret në Samitin e NATO-s, më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti Trump.

    Reuters shkruan, se në rast se vendimi miratohet, hapësira do të futet në mesin e zonave të luftës, ashtu si edhe toka, deti, ajri ose hapësira kibernetike. /Reporteri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!