×
  • Lajme
  • Botë

    Ndërron jetë i riu në Brazil, pasi bëri vaksinën kundër Covid të Oksfordit

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 20:06

    Një vullnetar i vaksinës kundër coronavirusit, të krijuar nga Universiteti i Oksfordit ka ndërruar jetë.


    Rasti ka ndodhur në Brazil me një 28 vjeçar i cili kishte pranuar që të bëhet pjesë e testimit të vaksinës. Sipas mediave braziliane, ai pati komplikacione për shkak të Covid-19.

    Megjithatë, autoriteti shëndetësor në Brazil tha se provat klinike të vaksinës do të vazhdojnë dhe rasti i 28 vjeçarit do të ekzaminohet.

    Ende nuk është konfirmuar nga autoriteti shëndetësor Anvisa dhe nga ekspertët e laboratorit nëse 28 vjeçari ka marrë dozë placebo apo vaksinën reale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!