×
  • Lajme
  • Botë

    Në Egjipt shpaloset sarkofagu 2500 vjeçar i Thotit

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 22:19

    Sarkofagu i një prifti egjiptian që daton prej më shumë se 2500 vite u shfaq drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje gjatë një emisioni në kanalin amerikan “Discovery”.


    Ishte nëpërmjet dritës artificiale që arkeologu egjiptian, Zahi Hawass dhe njerëzit e tij hapën, të rrethuar nga kamerat, tre sarkofagë, njëri prej të cilëve ndodhej në sipërfaqe të varrit ndërsa tjetri në fund të një galerisë.

    Por, ata u vonuan më shumë me të tretin, shumë më i madh dhe i sofistikuar, që mbante kufomën e priftit të madh të perëndisë Thot, që ishte shumë aktual gjatë dinastisë së 26-të (viti 664-525 para erës sonë).

    “Ky njeri ishte si një mbret”, thekson Zahi Hawass, pasi pa cilësinë e balsamimit dhe të fashave që ishin të paprekura, ndryshe nga dy mumiet e para.

    Thoti shpesh herë paraqitej nën formën e një zogu ibis dhe simbolizonte kryesisht urtësinë dhe magjinë./ATA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!