×
  • Lajme
  • Botë

    Në Iran hapen varre masive për të prekurit që do të vdesin nga koronavirusi, numri është aq i madh sa nuk shihen nga hapësira

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 20:04

    Imazhet satelitore nga Irani tregojnë se si varret masive janë gërmuar me nxitim për të varrosur numrin e madhtë viktimave të koronavirusit, pohojnë ekspertët.


    Fotografitë ajrore tregojnë se një varrezë në qytetin e shenjtë të Qomit po zgjerohet pasi koronavirusi shpërtheu atje në mes të shkurtit, transmeton Reporteri.net.

    Ekspertët të cilët folën për Washington Post thonë se ka shenja që varret e reja u hapën për shumë viktima të virusit që kanë vdekur në qytet.

    Për më tepër, videot që kanë qarkulluar në mediat sociale tregojnë se varret po përdoren gërmohen për pacientët me koronavirus.

    Irani është përballur me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi gjersa ka dyshime se regjimi po mbulon shkallën e vërtetë të krizës. Shifrat zyrtare thonë se 429 njerëz kanë vdekur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!