×
  • Lajme
  • Botë

    Në Londër thithet më shumë kokainë se këto 3 kryeqytete evropianë bashkë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 23:12

    Më shumë kokainë thithet në Londër, sesa konsumohet bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë, qytetin e dytë më të madh të Spanjës.


    Sipas mediave britanike, çdo 24 orë në Londër thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh Europian.

    Vlera në rrugë e kësaj sasie është 3 milionë euro.

    Një studim i kryer nga King College London University testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë.

    Rezultatet treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë. Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!