×
  • Lajme
  • Botë

    Në Turqi miratohet ligji që ndalon qytetarët të filmojnë autoritetet policore

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 21:41

    Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Turqi ka publikuar një direktivë që ndalon të gjitha regjistrimet audio-vizuale të qytetarëve në protesta.


    “Këto lloj regjistrimesh i pengojnë policët që të përmbushin detyrat e tyre dhe nuk duhet të lejohen”, shkruhej në direktivë.

    Veprime ligjore do të ndërmerren kundër çdo qytetari që regjistron policinë në protesta të tilla.

    Policia pretendon se regjistrimet audio-vizuale të oficerëve ndërsa ata janë duke përmbushur detyrat e tyre gjatë ngjarjeve shoqërore shkelin privatësinë e tyre dhe zbulojnë identitetin.

    Grupet e të drejtave dënuan direktivën e re si censurë të qartë.

    Dega në Stamboll e Shoqatës së Avokatëve Progresivë (CHD) tha se u prezantua qartë për të garantuar anonimitetin e policisë përpara çdo incidenti në 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

    Brutaliteti policor dhe tortura janë problemet kryesore në Turqi.

    Raporti i vitit 2021 i vëzhguesit ndërkombëtar të të drejtave të Njeriut, Human Rights Watch (HRW), vuri në dukje një rritje në Turqi të akuzave për torturë, keqtrajtim dhe trajtim mizor nga personeli i sigurisë.

    Policia turke është e njohur për ndërhyrje brutale në protesta në vitet e fundit, pasi qeveria e presidentit Reccep Tayyip Erdogan bëhet gjithnjë e më autoritare.

    Ajo përdori plumba gome dhe gazlotsjellës në protestat e fundit të studentëve në Stamboll, duke kundërshtuar një rektor të caktuar politikisht në Universitetin prestigjioz Bogazici të Stambollit. Disa protestues, banorë lokalë dhe gazetarë u plagosën.

    Shoqata Mjekësore Turke tha se 22 persona humbën jetën dhe të paktën 8 mijë njerëz u plagosën dhe 63 u plagosën rëndë gjatë protestave të Parkut Gezi në 2013-ën, protesta e parë masive kundër qeverisë së Erdogan-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!