×
  • Lajme
  • Botë

    Nëna pëson sulm në zemër dhe vdes në varrimin e djalit të saj

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 14:05

    Nëna e njërit nga viktimat e sulmit në Christchurch, Zelandë të Re, ka vdekur si pasojë e sulmit të zemër vetëm pak orë pas varrimit të djalit të saj.

    Saud Abdelfattah Mhaisen Adwan po thuhet se vdiq për shkak të pikëllimit nga vdekja e djalit të saj, Kamel Darwish, në sulmin terrorist në Zelandë të Re, ku mbetën të vdekur 50.

    38-vjeçari ishte shpërngulur në Christchurch nga Jordania gjashtë muaj më parë dhe po priste ardhjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij.

    Vëllai e kishte bindur atë që të shpërngulej në Zelandë të Re, i cili kishte jetuar atje që nga viti 2007 dhe i kishte thënë se Zelanda është një “vend i sigurt për t’i rritur fëmijët”.

    Por, ai u qëllua bashkë me 49 njerëz të tjerë në xhamitë e Zelandës së Re më 15 mars. Ishte planifikuar që ai të varrosej të premten, por nëna e tij pësoi sulm në zemër dhe vdiq gjatë natës, thuhet sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së Jordanisë në Sidnej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!