×
  • Lajme
  • Botë

    Nënshkruhet memorandum për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 11:45

    Me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor gjashtë institucione që kanë rol kyç në mbarëvajtjen e zgjedhjeve kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi.


    KQZ-ja, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit, PZAP dhe KPM-ja u zotuan se do të angazhohen që gjatë procesit zgjedhor të ketë sa më pak shkelje dhe vepra penale.

    Drejtoresha e D4D, Rrezarta Krasniqi tha se kanë iniciuar këtë memorandum me qëllim të përmirësimit të procesit zgjedhor, raporton ksp.

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kjo marrëveshje është tregues i qartë i angazhimit të të gjithë institucioneve që proceset zgjedhore të jenë në përputhje me ligjin.

    Nga KGJK-ja, Skender Çoçaj u shpreh se ky bashkëpunim do të krijojë kushtet që mbarëvajtja e zgjedhjeve të jetë sa më e mirë.

    E Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit tha se bashkëpunimi ndërinstitucional jep rezultatet e veta.

    Ndërkaq, drejtori i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se bashkë mund të arrijnë më shumë në parandalimin e shkeljeve zgjedhore, por edhe ndjekjen e shpejtë të atyre që bëjnë shkelje të tilla.

    Fjalë të mira për këtë memorandum bashkëpunimi shprehu Gyltene Sylejmani nga PZAP dhe Luan Latifi nga KPM-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!