×
  • Lajme
  • Botë

    Një i ri i thyen vezën në kokë senatorit i cili arsyetoi vrasjen e 49 myslimanëve në Zelandë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:27

    Senatori australian Fraser Aninga, anëtarë i të djathtës ekstreme, u sulmua me vezë në kokë para kamerave televizive, nga një i ri, në shenjë proteste për deklaratat e politikanit rreth sulmit të djeshëm terrorist në Zelandën e Re ku u vranë 49 myslimanë.


    I riu i theu vezën në kokë politikanit australian, vend nga i cili vjen edhe kryesi i aktit terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, transmeton reporteri.net.

    Aning ka shkaktuar polemika pas sulmit në Zelandën e Re, ku ngelën të vrarë 49 veta.

    Ai kishte deklaaruar se duhet ta themi qartë se nëse sot viktimat janë myslimanë sot, ata zakonisht janë autorët e veprave të tilla. Sipas tij, feja myslimane është thjesht një ideologji e dhunshme e një despoti të shekullit të gjashtë, i cili e maskoi veten si një lider fetar.

    Senatori nuk qëndroi duarkryq në këtë incident. Ai iu përgjigj dhunshëm të riut duke e goditur me grusht.

    Kryeministri australian Scott Morrison tha se deklarat e Aning janë për keqardhje dhe gjëra të tilla nuk kanë vend në Australi. /reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=FxHF5wW8Nw0

    22

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!